NASA shtyn lëshimin e ‘Orion Mars’

04/12/2014 00:00

Agjencia hapësinore amerikane, NASA shtyu lëshimin e ‘Orion Mars’ anija kozmike që po projektohet për të qenë në gjendje që të transportojë njerëz në ‘Planetin e Kuq’.

Shtyrja e nisjës së parashikuar për mëngjesin e së enjtes u bë për 24 orë për shkaqe që nuk lidhen me gjendjen teknike të kapsulës.

Fillimisht një anije tregtare që shkeli perimetrin në Cape Canaveral në Florida dhe më pas erërat e forta ishin arsyet që NASA vendosi shtyrjen e lëshimit të ‘Orion Mars’.

Lëshimi pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme, kur erërat të qetësohen.

‘Orion Mars’ do të ngrihet në hapësirë në orbitën e largët të planetit tonë dhe qëllimi është testimi i teknologjisë së saj. Nëse ky testim kalon me sukses, atëherë anija do të jetë gati për misionin historik drejt Marsit.

Top Channel