PD: Energjia, 24 për qind më shtrenjtë

03/12/2014 00:00

Partia Demokratike deklaratën e saj të parë politike për 2015 ia kushtoi energjisë elektrike. 

Drejtuesja e Departamentit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Zana Guxholli akuzoi qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike gjithashtu edhe për ndërprerjet e shumta gjatë dhe pas ndërrimit të viteve.

“Rreth 76 % e familjeve shqiptare do paguajnë energjinë 24 % më shtrenjtë nga data 1 janar.Po jo vetëm kaq. Shqiptarët, jo vetëm do ta paguajnë më shtrenjtë por hajde ta gjejnë këtë energji edhe me çmime të rritura.Ja si po e mban Rama premtimin: tha në fushatë energjinë do ta ul dhe e uli me matematikën e tij donkishotjane nga 7,7 e bëri plot 9,5 lekë. (Pa TVSH. Në faturën që do të paguajnë shqiptarët e kanë 11,4 l/këh)  Kush e ha këtë iluzion matematik që 9,5 është më e vogël se 7,7 ? Shqiptarët dinë të bëjnë hesapin dhe do ta ndalin vrapin e çmundur të erresirës së kësaj qeverie, me protestë ku të dëgjohet zëri i tyre. Ata do t’i thonë Ramës; Ndal!”, tha Guxholli.

Top Channel