Luani fiton betejën me krokodilin

03/12/2014 00:00

Ishte një betejë shumë e ashpër, por në fund “Mbreti i xhunglës” doli fitues ndaj krokodilit dhe arriti të mbronte ushqimin e tij.

Përballja ndodhi në lumin Samburu të Kenias pasi krokodili u përpoq të vidhte një kafshatë nga elefanti i ngordhur që shërbente si drekë për luanin.

Luani iu sul menjëherë krokodilit duke e kafshuar në këmbë dhe duke e detyruar të gjejë strehë në thellësinë e ujit.

Pamjet janë marrë nga fotografi 50-vjeçar Hung Ta.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel