Indi, prezantuesja goditet me shuplakë në fytyrë për veshjen
02/12/2014 00:00
Një prezantuese dhe modele indiane është goditur me shuplakë në fytyrë nga një pjesëtar i publikut të cilit nuk i pëlqeu veshja e saj provokuese në emision.
Gauhar Khan po prezantonte ‘Raw Star’ në Bombei kur 24-vjeçari Akil Malik arriti t’i shpëtonte 250 rojeve të sigurisë dhe të godiste prezantuesen.
Pasi u arrestua nga policia ai shpjegoi se e goditi moderatoren për faktin se “një grua myslimane nuk duhet të veshë një fund aq të shkurtër”.
Edhe pse e tronditur nga ky incident, Khan u kthye në skenë pas një ore për të vazhduar spektaklin.
Top Channel