Kur banjoja publike ‘të zë rrugën’

29/11/2014 00:00

E imagjinoni dot të jeni duke udhëtuar me shpejtësi me një motoçikletë sportive dhe në mes të rrugës të shfaqet nga hiçi një tualet?!

Kjo është ajo që i ka ndodhur një holandezi në Amsterdam. Ai është përplasur me motorin e tij me një nga ato që njihen si ‘e ardhmja e banjove publike’, UriLift. Të tilla banjo publike janë konceptuar që gjatë ditës të qendrojnë nën tokë, ndërsa natën të dalin në sipërfaqje nëpërmjet një mekanizmi me funksion shmangjen e urinimit në mes të rrugës.

Autoritetet thonë se nuk e kanë ende idenë se përse banjoja doli në sipërfaqje krejt papritur dhe se për këtë do të nisin një hetim, ndërkohë që fatmirësisht i aksidentuari u shoqërua në spital me plagë të lehta.

Top Channel