Miratohet buxheti 2015, akciza për pijet energjike nuk hiqet, por ulet

27/11/2014 00:00

Parlamenti miratoi në tërësi buxhetin e shtetit për vitin 2015. Me 81
vota pro dhe 3 kundër deputetët kanë ligjëruar draftin financiar të
propozuar nga Qeveria, i cili parashikon një nivel total shpenzimet prej
475 miliardë lekë dhe të ardhura në masën 415 miliardë lekë.

Pak ditë më parë buxheti mori edhe certifikimin e FMN-së, e cila vlerëson se ai bën të mundur që pas disa vitesh rritje të shpejtë, vitin tjetër Shqipëria të nis uljen e borxhit publik.

Përveç buxhetit Parlamenti miratoi edhe ndryshimet në paketën fiskale, që rrisin taksat mbi naftën, cigaret por edhe të ardhurat dytësore për një total prej 16 miliardë lekësh ose 160 milionë dollarë. Lidhur me akcizen e debatueshme per pijet energjike, ndryshe nga ç’kishte sygjeruar Qeveria, u vendos te mos hiqej, por te ulej nga nga 50 ne 30 leke per liter.

Top Channel