Lushnjë, kujtohet dita e ngritjes së flamurit

27/11/2014 00:00

Ngritja e flamurit në qytetin e Lushnjës është bërë më 27 nëntor, një
ditë para shpalljes së pavaresisë në Vlorë. Për të kujtuar këtë ditë
historike, krerët më të lartë vendor të këtij qyteti ngriten flamurin në
sheshin qendror.

Ashtu si 102 vite me pare, flamuri eshte ngritur ne menyre simbolike ne oren 10:00. Kryetari i Bashkise, Fatos Tushe dhe nenprefekti Ilir Dervishi, pasi realizuan ngritjen e flamurit ne prani te qindra qytetareve te ardhur ne shesh, folen per kete ngjarje te madhe.

Sipas zotit Tushe ceremonia e ngritjes se flamurit me 27 nentor 1912, u shoqerua edhe me dergesen  e dy delegateve nga Lushnja qe do te shoqeronin Ismail Qemalin drejt Vlores.

Mirenjohje dhe respekt per patriotet qe u bene pjese e shpalljes se pavaresise se vendit, eshte shprehur nenprefekti Ilir Dervishi. Emrat e disa prej patriorteve qe shoqeruan Ismail Qemalin drejt ngritjes se Flamurit ne Vlore u lexuan ne kete shesh.

Kjo dite per qytetin e Lushnjes u perkujtua me nje seri aktivitetesh te tjera kulturore qe i bejne jehone ngjarjeve historike.

Top Channel