Banorët e qytezës Luckenwalde në Gjermani u tmerruan për pak momente kur në rrugët e tyre panë të shëtiste Hulku, një rinoceronte 34-vjeçar, që fatmirësisht nuk lëndoi njëri.

Hulku është pjesë e një trupi cirku të ngritur aty pranë. Stafi i cirkut kishte vendosur ta linte të lirë për të marrë pak ajër të pastër kafshën që peshon 2.5 ton.

Rezultoi që vendimi i tyre nuk ishte fort i zgjuar. Dhjetra banorë telefonuan policinë për t’i lajmëruar për kalimtarin e paftuar në rrugët e tyre. Policia doli me një deklaratë ku tha se kishte porositur stafin e cirkut që të mos përsëriste më të tilla skena në qytezën e qetë.

Deklaratës së policisë, stafi iu përgjigj me një tjetër deklaratë, ku pasi thotë se do të respektojë vendimin e autoriteteve, shton se nuk e kuptojnë se përse të mos e nxjerrin për një shëtitje Hulkun, që sipas tyre nuk do t’i bënte keq asnjë mize.

Kjo nuk është hera e parë që Hulk mbjell panik tek banorët e kësaj qyteze. Tri vite më parë autoritetet u vunë në gjendje alarmi pasi kafsha kishte çarë rrethimin e cirkut dhe endej nëpër qytet, fatmirësisht pa dëmtuar njeri.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel