Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Tashmë ka filluar të flitet, edhe pse me shaka, për një “ashpërsim” të marrëdhënieve ndërkombëtare mes Kinës dhe Rusisë.
I gjithë faji është i sulmeve të dy tigrave siberianë, të shpëtuar dhe adoptuar vite më parë nga presidenti rus Putin, por të liruar më pas në kuadër të një projekti për mbrojtjen e llojeve në rrezik zhdukjeje.
Dy ekzemplarët, me siguri të shoqëruar nga tigra të tjerë, kanë kaluar kufirin duke kërkuar gjahun e tyre në Kinë, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua”.
I detajuar jepet prej saj edhe sulmi i kryer nga felinët e egër: pasi kanë kaluar lumin Heilongiang, që ndan dy vendet, ata kanë vërshuar nëpër fshatra duke bërë një masakër të vërtetë dhish dhe pulash.
E nëse në frontin kinez nuk ka dyshime se sulmet janë vepër e tigrave të Putin, nga ana tjetër dyshimet ekzistojnë.
Portali www.siberiantimes.com, që citon ekspertët që kujdesen për ruajtjen e tigrave në rrezik zhdukjeje, shkruan se nga lokalizuesit elektronikë që u janë vendosur tigrave të presidentit rus rezulton se, ata edhe pse kanë kaluar kufirin nuk janë përgjegjës për “masakrat”.
Por e vërtetë është se për shkak të ashpërsimit të dimrit, ekziston rreziku që felinët të kryejnë sulme të tjera.
Top Channel