Berisha takim me fermerët në Cërrik, thirrje të rinjve: Bëni gjithçka të jeni tek bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë Pas protestes së 22 nëntorit, opozita nuk sheh tek Qeveria asnjë sinjal,
se ajo ka ndërmend të dëgjojë dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve.
“Për fat të keq, Edi Rama, kryeministri i vendit, nuk doli dot nga bunkeri i Enverit as pas mbarimit të protestës. Revoltën e një populli e pa si një sulm i armiqve të brendshëm. Nuk flet për reflektim, për zgjidhje, por i hedh benzinë zjarrit me gjuhën e tij të fyerjeve dhe arrogancës me vazhdimin në rrugën e të keqes”, shprehet kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Per te ndalur kete qe e quan ‘rruge te se keqes’, Partia Demokratike shpalli 9 kerkesa konkrete qe sipas saj ndalin perkeqesimin e situates ekonomike dhe te sigurise. Kerkesat ndryshojne buxhetin dhe paketen fiskale, sepse kerkon ulje te shpenzimeve Qeveritare dhe rritje te investimeve publike dhe gjithçka bazohet tek ulja e taksave dhe kerkesa per çmimin e energjise.
“Të ndalë çdo tentativë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe të anullojë menjëherë kërkesën që Qeveria e tij ka çuar në këtë drejtim;
Të heqë menjëherë TVSH-në e energjisë elektrike për të papunët, pensionistët, fermerët dhe kryefamiljarët që jetojnë në nivelin e varfërisë;
Të heqë dorë nga rritja e çdo taksë, akcize apo tarife për vitin e ardhshëm;
Të ulë në 10 për qind nivelin e taksimit maksimal;
Të ndalë goditjen e paligjshme dhe selektive të pronave të shqiptarëve;
Të mbajë premtimin për legalizim falas;
Te ulë shpenzimet qeveritare dhe t i kaloje ato per mbesgtetje sociale dhe investime publike
Te anulloje rritjen e tarifave te universitetve dhe te riktheje pa kosto stuentet e prekut nga pseudo reforma
Te ktheje në detyrë Policinë e Shtetit”, ishin kerkesat e parashtruara nga Basha.
Sipas Lulzim Bashes, ne me pak se nje vit e gjysmë nga ardhja ne pushtet, Edi Rama eshte shnderruar ne problemin kryesor te shqiptareve.
“Zoti Kryeministër, mbaj premtimet për të cilat je votuar! Mos e trash më zullumin, je kthyer në barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi. Reflekto ose largohu!” tha Basha.
Si do te veproje opozita, nese Kryeministri Rama nuk do te ndryshoje kurs?
“Nëse kryeministri është i vendosur në rrugën e tij pa krye të shpërfilljes, arrogancës, papërgjegjshmërisë dështimeve dhe zullumit, protestat popullore nuk do të ndalen, protestat popullore do të vazhdojnë akoma më të fuqishme deri në realizimin e objektivave të shpallura”, theksoi Basha.
Top Channel