Një vjetori i shembjes së çatisë në stacionin e trenit ku vdiqën 16 njerëz, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Serbi Klima politike në Uashington është ndezur si kurrë më parë. Republikanët kanë dorëzuar në gjykatë aktakuzën kundër qeverisë Obama për reformën shëndetësore, me arsyetimin se ajo është “antikushtetuese dhe e paligjshme”.
Të paditur zyrtarisht janë ministri i Financave, Jack Lew dhe ministrja e Shëndetësisë, Syliva Burwell. Veprimi ekstrem erdhi menjehere pas deklarates së Obamës se kishte vendosur të përdorte pushtetin ekzekutiv si president për ndërmarrjen e disa masave në politikat e emigracionit.
“Washington Post” e cilëson këtë “ndërhyrjen më të rëndësishme të një presidenti në sistemin e emigracionit prej tre dekadash”.
Rivalët i kishin bllokuar gjithmonë nismat ligjore të shefit të Shtëpisë së Bardhë për emigracionin dhe lëvizja e Obamës, logjikshëm shkaktoi në kampin e tyre aq zemërim sa të mendohet për nisjen e një procesi gjyqësor kundër administratës.
Kryetari i Senatit, Mitch McConell kaloi edhe në kërcënime: “Po qe se presidenti Obama injoron popullin dhe i detyron vendit vullnetin e tij, Kongresi do të veprojë”, u shpreh ai.
Në sytë e opinionistëve kjo atmosferë lufte nuk do të sjellë asgjë të mirë. Disa e justifikojnë lëvizjen e Obamës me faktin që bllokimi i çdo nisme e kishte vënë atë me shpatulla pas murit, duke e detyruar në një farë mënyrë të veprojë.
Ndërkohë, sipas një sondazhi të “NBC News”, 48% e amerikanëve janë kundër faktit që presidenti të veprojë pa Kongresin dhe vetëm 38% e mbështesin Obamën në rrugën që po ndjek.
Sipas “New York Times”, zgjidhja e ofruar nga presidenti nuk është afatgjatë pasi vetëm Kongresi mund të krijojë një sistem emigrimi të drejtë, i cili hap dhe rrugën e nënshtetësisë për punëtorët dhe familjet që jetojnë në Amerikë.
Top Channel