“O le le protesta nuk funksionon”, Braçe: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat. S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir
Qindra mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur drejt Tiranës me autobus për t’u bashkuar në mesditën e së shtunës në marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt sheshit përpara selisë së Qeverisë.
Autobusë me mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi, Dibra, Berati, Kuçova, Vlora etj.
Ndërkohë, Policia e Shtetit publikoi masat që do të merren ditën e shtunë për të garantuar sigurinë në protestën e thërritur nga Partia Demokratike.
Në një njoftim për mediat, Drejtoria e Policisë së Tiranës thotë se duke filluar nga ora 10:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në sheshin “Skënderbej”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në sheshin “Nënë Tereza”.
Një orë pas këtyre masave, do të ndalohet qarkullimi në të gjitha këto zona të lartpërmendura, shto këtu edhe sheshin “Italia”.
Në njoftim Policia e Shtetit shprehet se është e përgatitur për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Top Channel