“Bojkoti i gjatë është i gabuar”

21/11/2014 00:00

Në mes të dhjetorit pritet të mblidhet Komiteti parlamentar për Stabilizim Asocimin BE-Shqipëri. Në Bruksel palët u mblodhën për përgatitjen e tryezës.

Ndërkohë kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë tha se bojkoti i gjatë është i gabuar. “Nuk na takon ne që të bëjmë paqen e politikanëve, por t’i shtyjmë drejt marrëveshjes”, tha Macovei.

***

Monica Macovei: U përqendruam në situatën aktuale politike, sepse mendoj se bojkoti është i rëndësishëm dhe çështjet duhen diskutuar brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. U informuam për dëshirën e qeverisë për të plotësuar kërkesat e opozitës, nëse ka kërkesa proporcionale dhe kështu me radhë dhe morëm premtimin e ambasadores se gjërat do të rregullohen dhe kërkesa parashikohet të marrë përgjigje gjatë javës së ardhshme.

TCH: A i kërkuat Komisionit të merrte masa për bojkotin sipas rezolutës së PPE-së?


Monica Macovei:
Po ia kërkova këtë vendosmërisht Komisionit, por praktikisht ndërhyrja e fundit e Komisionit ishte me Komisionerin e mëparshëm që shkoi në Tiranë dhe i kërkova Komisionit me insistim që të përfshihet më shumë mbi këtë çështje. Ne të gjithë e dimë që nuk na takon neve të bëjmë paqe mes dy partive, mes partisë në pushtet dhe opozitës, por nga ana tjetër, mendoj se është roli ynë për të lehtësuar dhe për të shtyrë drejt një marrëveshje sepse kjo është demokracia. Ne qëndrojmë në parlament, flasim, diskutojmë, luftojmë, e kthehemi sërish të nesërmen në parlament. E kur përmend “luftën”, kam parasysh me fjalë. Bojkoti mund të jetë për një apo dy ditë, përndryshe është e gabuar nëse vazhdon gjatë dhe është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të arrijë marrëveshje mes palëve për masat që duhen marrë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Çfarë është e rëndësishme për popullin, nuk i referohem partive për këtë.

Përgatiti: Arta TOZAJ 

Top Channel