Konfirmohet ambasadori i ri i SHBA

20/11/2014 00:00

Senati amerikan konfirmoi ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, i cili së bashku me dhjetëra kandidatura të propozuara nga Presidenti Obama për poste të ndryshme publike, u bllokua rreth një vit më parë për shkak të debateve mes demokratëve dhe republikanëve.

Zoti Lu duhet të kishte nisur punën në Shqipëri që në muajin shtator, por vonesat erdhën nga ky vendim i Senatit.

Kandidatura e ambasadorit Lu ishte miratuar nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku ai foli edhe për prioritetet e punës së tij në vendin tonë. Zoti Lu do të zëvendësojë në krye të misionit diplomatik amerikan në Shqipëri, zotin Aleksander Arvizu.

Donald Lu ka lindur në Huntington Beach, California. Është graduar në ‘Princeton University’ në fushën e arteve dhe pas ka kryer masterin për marrëdhënie ndërkombëtare. Karriera e tij diplomatike në DASH ka nisur në vitin 1990 duke shërbyer në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azejbaxhan dhe Uashington. 
 

Top Channel