PS: Tirana përmbytet, po Basha ku është?

19/11/2014 00:00

Partia Socialiste akuzoi të mërkurën kryetarin e Bashkise se Tiranës
Lulzim Basha, se ndërsa Tirana u përmbyt, ai udhëton për në Bruksel për
t’u marrë me organizimin e protestës së opozitës.

“Nuk e dimë se ku është Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Dimë vetëm që mbrëmë Tirana u përmbyt, si asnjëherë më parë. Por Kryetari i Bashkisë mungonte. Bashkia mungonte. U mjaftuan me një deklarate ku kërkonin ndihmën e qeverisë dhe thonin se po monitoronin situatën. A thua se nuk e shikonte i madh e i vogël se çfarë përmasash kish marrë përmbytja. Sot Kryetari i Bashkisë u shfaq në Durrës, por në Bashki thonë se ai është në Bruksel duke u marrë me protestat e SHQUP-it. Pak rendësi ka nëse Basha është në Bruksel duke u marrë me SHQUP-in, e ndoshta xhirimet e Durrësit të shpërndara me kaseta janë të disa ditëve më parë. E rëndësishme është që qytetarët e Tiranës prej më shumë se një viti nuk kanë më Kryetar”, tha deputetja socialiste Blerina Gjylameti.

Top Channel