Nicki Minaj tregon planet për familjen dhe pozon me të brendshme

19/11/2014 00:00

Nicki Minaj nuk ka turp të tregojë trupin e saj dhe për numrin e dhjetorit të revistës ‘Complex’ këngëtarja amerikane ka pozuar vetëm me të brendshme dhe ka deklaruar në intervistë se është gati të formojë një familje.

31-vjeçarja, e cila është e lidhur me regjisorin e videoklipeve Alex Loucas, theksoi se do të jetë gati për fëmijë pas albumit të saj të pestë.

“Pas të pestit mendoj se do bëj fëmijë. Nuk e di nëse do jem edhe nënë edhe artiste. Gjithmonë kam thënë që fëmijës do i përkushtohem 100%. Nuk dua që fëmija im të ndjejë se nuk ka vëmendje të plotë”, tha Minaj, e cila së shpejti do të lançojë albumin e saj të tretë.

31-vjeçarja foli edhe për ndjenjat e saj të fajit: “Kur punon shumë dhe je e suksesshme, gjithmonë lë pas dore diçka të rëndësishme. Unë nuk kam shkuar në diplomimin e vëllait tim dhe do ndihem gjithmonë në faj.”

FOTO GALERI
2/2

Top Channel