Basha në Durrës, banorët ankohen

19/11/2014 00:00

Përpara nisjes për në Bruksel, për kreun e demokratëve Basha Durrësi
ishte ndalesa e radhës për t’u takuar me qytetarët të cilët i kanë
shprehur pakënaqësinë për mungesën punësimit, prishjet e banesave të
cilësuara prej tyre si abuzive përfshi pretendimet për mbifaturimet e
energjisë, dhe mungesën e  shërbimeve shëndetësore.

Sikurse edhe në takimet në qytetet e tjera, nga Durrësi Basha bëri fajtor për këtë situatë Qeverinë, për të cilën tha se rriti taksat  dhe se Qeveria nuk ka reflektuar për impaktin e tyre.

“Taksat do të rrisë më shumë taksat. Çdo familjari i kërkohet 670 mijë lekë më shumë taksa çdo vit”, tha Basha.

Në një situatë të tillë , theksoi Basha protesta e 22 nëntorit ndryshe nga çdo protestë tjetër nuk është protestë politike, është protestë ekonomike.
 

Top Channel