Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Pas ceremonisë përrallore të martesës në Venecia, George dhe Amal Clooney dëshirojnë të bëhen prindër. Revista “Woman’s Day” shkruan se aktori dhe bashkëshortja e tij, avokate e të drejtave të njeriut po planifikojnë adoptimin e një fëmije nga një vend i shkatërruar nga luftërat.
Luftërat nuk mungojnë kurrë, ndaj edhe George dhe Amal nuk duhet ta kenë të vështirë që të përzgjedhin vendin dhe nisur nga origjina libaneze e Amal, çifti po kërkon adoptimin e një fëmijë të mbetur pa prindër për shkak të luftimeve në Siri.
Sipas të njëjtës reviste, George dhe Amal mezi po presin të adoptojnë një fëmijë, nën shembullin e miqve të tyre Matt Damon-Cindy Craëford apo Brad Pitt Angelina Jolie. Këta të fundit kanë tre fëmijë të adoptuar, Pax, Maddox dhe Zahara.
Top Channel