
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij të
takimeve me banorë në qytete të ndryshme të vendit përpara protestës së
paralajmëruar të 22 nëntorit, ishte ditën e sotme në Elbasan.
Basha është njohur me shqetësimin e banorëve për gjendjen e rënduar ekonomike me të cilën po përballen, në një kohë kur sipas tyre qeveria i ka braktisur. Sipas banorëve, ata përballen çdo ditë me pamundësinë për të siguruar bukën e përditshme, ilaçet apo faturat abuzive të dritave.
Basha nga ana e tij i ka mbështetur banorët duke theksuar se kjo qeveri nuk ka rritur as pagat, as pensionet, vetëm taksat dhe faturat duke ua vështirësuar jetën shumë familjeve.
Sipas Bashës, modeli i kësaj qeverie janë varfëria ekstreme, papunësia dhe terrori policor.
Top Channel