Lufta ndaj korrupsionit, BE: Të merren seriozisht rekomandimet

13/11/2014 00:00

Pasi ka vlerësuar përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në luftën ndaj
korrupsionit, Roma Vlahutin numri një i delegacionit të BE-së në Tiranë
i ka kërkuar Qeverisë Rama, intensifikimin e kësaj lufte duke theksuar
se nevojitet një plan veprimi, si dhe të merren seriozisht rekomandimet e
ndërkombëtarëve.

“Duhet të vendoset plani i veprimit, rekomandimet duhet të merren seriozisht. Dua të theksoj që dobia e vullnetit tonë patjetër që duhet vlerësuar nga ana e Qeverisë dhe ajo duhet të bëjë të njëjtën gjë duke bashkëpunuar me ne, pasi duhet një angazhim në nivelet më të larta. Po ashtu edhe media dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojë, pra duhet të jemi një palë që të luftojmë korrupsionin. Megjithatë unë dua t’ju përgëzoj për atë që keni bërë deri më tani për luftën ndaj korrupsionit. BE do të vazhdojë të ju mbështesë në këtë drejtim”, tha Vlahutin.

Këto komente zonja Vlahutin i bëri gjatë konferencës Korrupsioni dhe Mirëqeverisja.

Top Channel