Opozita fton qytetarët në protestë

11/11/2014 00:00

Në Fier, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur të mos
flasë vetë, por mesazhin e tij të protestës antiqeveritare ta japë
nëpërmjet problemeve të ngritura nga qytetarët.

Një prej ketyre problemeve ishin çmimet e rritura per bujqesine.

“Para një viti ka qenë 7 mijë lekë dynymi, por tani është dyfishuar”, thotë një banor.

Nje rast tjeter ishte ankesa e nje qytetari te varfer te Fierit, familja e te cilit kishte mbetur edhe pa pension.

“Më hoqën pensionin. Nuk kam me cfarë të ushqehem, fëmijët dhe gruan i kam të sëmurë”, thotë banori tjeter.

Banore te tjere te Fierit, te cilet u takuan me kryetarin e partise demokratike‎, u ankuan per renie te konsumit dhe fuqise blerese, per rritje te varferise dhe per papunesine. Nje bashkeqytetar i tyre, njësoj si kryetari i Partisë Demokratike u beri te njejten ftese per proteste.

Top Channel