Studentët e Gjeologji-Minierave në protestë

06/11/2014 00:00

Tjetërsimi i godinës së Fakultetit të Gjeologjisë dhe Miniera ka bërë që
studentët të hidhen në protesta, për të kundërshtuar vendimin e
qeverisë, i cili lejon që aty të zhvendoset Gjykata e Lartë. Gjithashtu
në protestën 30 minutëshe, i janë bashkuar edhe pedagogët e Universiteti
Politeknik, të cilët nën një zë kërkojnë anulimin e vendimit.

Aktualisht ata janë vendosur në ambientet e Politeknikut, por kjo nuk është favorizuese pasi vendimi i qeverisë sipas protestuesve penalizon 1600 studentë, që frekuentojnë fakultetin. Mësohet se në lidhje me këtë protestë është zhvilluar një mbledhje urgjente me rektorin dhe dekanin, për të gjetur një zgjidhje.

Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria vendosi që Gjykata e Lartë të zhvendoset në godinën ku aktualisht është Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave. Në vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave, Gjykata e Lartë, do të ndryshojë godinë duke u zhvendosur nga godina aktuale përballë Ministrisë së Financave.

Top Channel