“Nuk jam prind i keq”
16/10/2014 00:00
Brad Pitt ka zbuluar që nuk është “një prind aq i keq sa e priste”.
Aktori 50-vjeçar, i cili u martua në gusht me Angelina Jolie, është baba i 6 fëmijëve dhe ka gjetur mënyrën për të kaluar kohë me ta edhe pse ka një axhendë shumë të ngjeshur.
Gjithashtu, Pitt arrin të bëjë gjërat që do pa u ndjekur nga mediat.
“Një nga përcaktimet e lirisë është të bësh gjërat që do pa u shikuar dhe regjistruar nga të tjerët”, tha aktori për revistën ‘Details’.
Top Channel