Të famshme me mbiemrin e bashkëshortit

15/10/2014 00:00

Amal Alamuddin ishte shumë e njohur në rrethet e avokatëve përpara se të shihej si një nga beqaret më të privilegjuara në botë.

Pas marteses së ëndrrave në Venecia dhe muajit të mjaltit, ajo dhe bashkëshorti i saj George Clooney iu rikthehen punëve dhe detyrimeve të përditshme.

Në zyrën “Doughty Street Chambers” vendin e saj të punes, ajo u tha kolegëve: Thjesht me thërrisni Amal Clooney!

36-vjeçarja, avokate e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin tashmë ka mbiemrin që shumë femra të tjera do të dëshironin dhe ka lënë pas mbiemrin e saj të beqarisë. Ky ndryshim është publikuar edhe në faqen e internetit të firmës ligjore.

Vendimi i zonjës Clooney ka ngritur shumë pyetje rreth feminizmit dhe roleve tradicionale të dasmës. Kur ajo është pyetur nga miqtë dhe të afërmit përgjigja ka qenë e thjeshtë: është TRADITË!

Përgjithësisht, në Hollivud artistet e famshme mbajnë mbiemrin e tyre të beqarisë sepse janë kthyer në markë, por nuk mungojnë edhe rastet si ai i Cheryl, e cila pasi martohet vendos të marrë mbiemrin e bashkëshortit.

Mbiemri i saj i vajzërisë është Tweedy, por ajo u bë shumë popullore pas martesës me futbollistin Ashley Cole. Pas divorcit, zonja C e kishte shumë të vështirë të hiqte dorë nga mbiemri me të cilin ishte bërë e njohur. Këngëtarja 31-vjeçare nxiti shumë spekulime pasi ndryshoi profilin e saj në Tëitter nga Cheryl Cole ne Cheryl Official. Pasi lidhi kurorë me Jean Bernard Fernandez Versini ajo vendosi të marrë mbiemrin e bashkëshortit sërish, pavarësisht konfuzionit që mund të sillte tek publiku. Tashmë CHERYL është zonja Fernandez -Versini.

Top Channel