Cameron Diaz: Jam gati të bëj gjithçka

14/10/2014 00:00

Cameron Diaz, që u zhvesh për herë të parë në filmin “Sex Tape”, ka përsëritur se nuk e ka problem nudizmin dhe se do të bëjë gjithmonë “atë që duhet bërë”.

Aktorja do të shfaqet në kopertinën e muajit nëntor të revistës “Marie Claire”, ku e veshur me një fustan të kuq provokues flet për skenat e “nxehta” të filmit të saj të fundit.

“Unë nuk jam kundër nudizmit, për aq kohë sa është pjesë e historisë. Do të bëj atë që duhet të bëj nëse është gjëja e duhur”, ka thënë Diaz.

Edhe pse 42-vjeçarja është parë së fundmi të mbajë një unazë në dorën e saj të majtë, ajo ka thënë për revistën se ende nuk është e vendosur për martesën.

“Unë nuk jam në kërkim të një bashkëshorti apo një martese. Unë po jetoj dhe nuk mendoj se çfarë duhet të bëj apo çfarë nuk duhet të bëj me jetën time”, ka vijuar aktorja rrëfimin e saj.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel