Penelope Cruz, femra më seksi në botë
13/10/2014 00:00
Penelope Cruz është shpallur femra më seksi në botë nga revista ‘Esquire’.
Aktorja spanjolle, e cila ka dy fëmijë me Javier Bardem, sigurisht që duket e tillë në kopertinën e revistës, ku ka pozuar me një kostum banjoje të zi.
Vitin e kaluar këtë titull e kishte marrë aktorja Scarlett Johansson, ndërsa më parë janë nderuar me të njëjtin titull Angelina Jolie, Halle Berry, Rihanna dhe Charlize Theron.
Top Channel