John Travolta kap bisht flokët dhe… mjekrën

13/10/2014 00:00

John Travolta është parë në sheshxhirimin e filmit ‘Life On The Line’ me një mjekër të gjatë të kapur bisht.

Aktori 60-vjeçar është fotografuar në Vankuver të Kanadasë dhe pamja e tij e re është në përshtatje të rolit që luan në këtë film.

Filmi me regji të David Hackl do të ketë në kastin e tij edhe aktorët Kate Bosworth e Devon Sawa.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel