“Tani e di se çfarë është dashuria e vërtetë”

11/10/2014 00:00

Ka interpretuar në shumë filma të suksesshëm si ‘The Avengers’, ‘American Hustle’ dhe ‘Mission: Impossible – Ghost Protocol’, por Jeremy Renner thotë se arritja e tij më e madhe është vajza e tij 18-muajshe: Ava Berlin.

Aktori 43-vjeçar tha: “Më ka shkatërruar jetën. E doja shumë punën time, por tani asgjë nuk ka më rëndësi. Tani e di se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme. Vajza është gjëja më e bukur që kam provuar në jetë.”

Jeremy Renner është martuar në fillim të këtij viti me aktoren dhe modelen Sonni Pacheco.

Top Channel