“Nuk e di nëse do të kem fëmijë”

11/10/2014 00:00

Është shembull për miliona fansa të rinj që ka në mbarë botën, por Taylor Swift nuk është e sigurtë nëse do që të jetë shembull për fëmijët e saj.

Këngëtarja 24-vjeçare zbuloi për revistën ‘InStyle’ se është shumë e pasigurtë në lidhje me martesën dhe familjen.

“Nuk e di nëse do të kem fëmijë. Do të ishte e vështirë për fëmijët e mi të bënin një jetë normale kur gjithmonë do të ketë njerëz që i drejtojnë kamerat apo aparatet fotografikë. Nuk do dija t’i përballoja pyetjet e tyre”, tha Swift.

Në lidhje me martesën, këngëtarja e muzikës “country” tha: “Jam shumë e re për martesë. Nuk po përpiqem të takohem me askënd pasi e di që jam shumë e re për diçka serioze. Nuk ka kuptim të lidhem.”

Top Channel