Mirditë, kamioni përplas motoçikletën, vdes 60-vjeçari
11/10/2014 00:00
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Mirditë pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës, në fshatin Shpal ku 60-vjeçari Fran Laska ka humbur jetën menjëherë pasi është përplasur nga kamioni i drejtuar nga V. Gjerta, 29 vjeç.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë.
Top Channel