Lea Seydoux, vajza e re Bond

11/10/2014 00:00

Zërat janë konfirmuar: Lea Seydoux do të jetë vajza e re Bond në filmin e ri që do të shohë sërish si protagonist kryesor aktorin Daniel Craig.

Sipas ‘The Daily Mail’, muza e kinemasë autor në Francë do të nisë pas disa javësh provat e makiazhit për të vendosur përfundimisht “look”-un e saj si “femme fatale”.

Lea Seydoux ka qenë pjesë e kastit të filmave “Inglourious Basterds” të Quentin Tarantinos, “Robin Hood” të Ridley Scottit dhe “E bukura dhe bisha” me Vincent Cassel.

Filmi i ri i agjentit 007 do të ketë si regjisor sërish Sam Mendesin, i cili ka drejtuar të suksesshmin ‘Skyfall’. Në kastin e aktorëve do të jenë edhe Ralph Fiennes, Naomie Harris dhe Ben Whishaw.

Filmi i 24-t i sagës do të nisë xhirimet në dhjetor dhe pritet që të shfaqet për herë të parë në 6 nëntor 2015.

Top Channel