Michelle dhe Barack Obama festojnë përvjetorin

05/10/2014 00:00

Michelle dhe Barack Obama kanë festuar 22 vjetorin e martesës mbrëmjen e së shtunës, megjithëse me një ditë me vonesë.

Festimi u shty për një ditë pasi të premten Presidenti Shteteve të Bashkuara ishte i zënë me punë.  Mbrëmjen e së shtunës ata darkuan së bashku në një prej restoranteve në Uashington.

Më herët, Barack Obama u tha punëtorëve të një fabrike në Indiana: “Michelle është me mua që prej 22 vjetësh. Ajo ka qenë shumë e duruar me mua”. Ndërsa Zonja e Parë ka postuar në profilin e saj në Twitter foton e dasmës, ku shkruan “22 vjet. Gëzuar përvjetorin”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel