Michelle dhe Barack Obama festojnë përvjetorin
05/10/2014 00:00
Michelle dhe Barack Obama kanë festuar 22 vjetorin e martesës mbrëmjen e së shtunës, megjithëse me një ditë me vonesë.
Festimi u shty për një ditë pasi të premten Presidenti Shteteve të Bashkuara ishte i zënë me punë. Mbrëmjen e së shtunës ata darkuan së bashku në një prej restoranteve në Uashington.
Më herët, Barack Obama u tha punëtorëve të një fabrike në Indiana: “Michelle është me mua që prej 22 vjetësh. Ajo ka qenë shumë e duruar me mua”. Ndërsa Zonja e Parë ka postuar në profilin e saj në Twitter foton e dasmës, ku shkruan “22 vjet. Gëzuar përvjetorin”.
Top Channel