Festivali i dancit modern

03/10/2014 00:00

Edicioni IX i Festivalit të Dancit Modern dhe Kontemporan është çelur në Durrës me shfaqjen “Ripërsëritja”, të trupës zviceriane “Diade”.

Shfaqja e artistëve zvicerianë është një pjesë për tre kërcimtarë, të cilët duke eksploruar përsëritjen dhe hendeqet ritmike të lëvizjeve, përpiqen të zbulojnë thelbin, të gjejnë kufirin dhe irracionalen, deri sa përsëritja dhe sistematika e ritmit kthehen në një ankth.

Festivali Ndërkombëtar i Dancit Modern dhe Kontemporan është një projekt i veçantë në vendin tonë, që ka krijuar një traditë të përvitshme dhe synon të bëhet arenë e shprehjes së aspiratave krijuese të artistëve nga vende të ndryshme.

Këtë edicion, 9 trupa artistike nga Zvicra, Kanadaja, Italia, Hungaria, Greqia, Kosova dhe Shqipëria, do të ngjiten deri më 2 Dhjetor në skenat e Durrësit, Tiranës, Elbasanit dhe Prishtinës, me 15 shfaqje të ndryshme.

Top Channel