Obama: Fund vrasjeve në Palestinë

02/10/2014 00:00

Diplomacia po, por harmonia nuk ka qene kryefjala e takimeve te shpeshta
te presidentit amerikan Barak Obama me kryeministrin izraelit Benjamin
Netaniahu dhe me i fundit prej tyre, i zhvilluar te merkuren ne zyren
ovale, nuk ndryshoi shume nga te tjeret.

Shefi i ekzekutivit izraelit i kerkoi pa doreza kreut te administrates amerikane te sigurohet se çdo marreveshje e mundshme nukleare me Iranin nuk do t’i lejoje Republikes islamike kapercimin e pragut te krijimit te armeve berthamore. Pergjigja e Obames per presionin e Netanaihut mbi bisedimet me Iranin, ishte kerkesa qe lideri izraelit te gjeje menyrat e parandalimit te vdekjeve ne radhet e civileve palestinez duke kujtuar ate qe ndodhi gjate konfliktit te fundit ne Gaza.

“Duhen gjetur rruget per ta ndryshuar kete status quo ne menyre qe edhe qytetaret izraelite te ndihen te sigurte ne shtepite e shkollat e tyre, edhe te mos kemi tragjedi te femijeve palestineze. ne diskutim eshte edhe rindertimi i Gazes si dhe arritja e nje paqeje me te qendrueshme mes izraeliteve dhe palestinezeve”, tha Obama.

ISIS-i, emri qe po bashkon shume vende sot, perfshire ketu dhe armiq te vjeter, u permend dhe ai gjate takimit, ku  Netanyahu tha se Izraeli mbështet plotësisht  përpjekjet e SHBA kundër Shtetit Islamik, por serish theksin e vuri tek qellimi për të mos e lejuar Iranin të bëhet një fuqi bërthamore. Ashtu si ne konfliktin e hershem izraelio-palestinez apo dhe bisedimet me Iranin qe shteti hebre i sheh me skepticizem, frontet mes dy burrave të shtetit kanë qenë të qarta: Netanjahu vazhdon te mendoje se barak obama ndjek një politikë teper dorëlëshuar, dhe thellë vetes e konsideron ate një president të dobët, – ndersa shefi i Shtepise se Bardhe e mendon kreun e kryeministrin izraelit si nje njeri kryeneç dhe si pengesen per marreveshjen e paqes, te cilen e largon me egersine e tij dhe mungesen e vullnetit per kompromis.

Top Channel