Erseka feston me humor “Verë dhe Portokalle”, mbyllet turi veror
Një përqafim mes një babai dhe të birit, një foto që tregon bateristin Larry Mullen Jr. bashkë me të birin 18-vjeçar Aaron Presley.
Është kjo kopertina e albumit të ri “Songs of Innocence” të grupit U2, që do të dalë më 13 tetor. Fotoja, e realizuar nga Glen Luchford, është publikuar në faqen zyrtare të internetit të bandës muzikore dhe sipas vokalistit Bono, reflekton këngët e reja dhe frymëzimin e tyre në vitet e para të karrierës, kur ishin ende adoleshentë në Dublin.
Fotoja, me Larryn që mbron të birin, mban diçiturën “Boy”, që është dhe albumi ikonë i debutimit të bandës në vitin 1979, si dhe “War”, albumi i katër viteve më vonë. Në të dyja fotot e albumeve ishte fytyra e një fëmijë, Peter Rowen, vëllai i vogël i Guggi, mik i fëmijërisë i Bono.
Top Channel