Clive Owen: Seksi tani, më i mirë se në rini
26/09/2014 00:00
Aktori Clive Owen ka deklaruar se jeta e tij seksuale sa vjen e përmirësohet me kalimin e viteve.
50-vjeçari u shpreh kështu për revistën ‘GQ’: “50 vjeç… nuk e mendoj veten kurrë në këtë moshë. Është çështje mentaliteti.”
Owen thotë gjithashtu se ndryshe nga ç’mendohet, seksi shijon më shumë në këtë moshë: “Bëhet më i mirë.”
Babai i dy fëmijëve është i martuar me Sarah-Jane Fenton që nga viti 1995. Kur u pyet si ndryshon ndjenja e dashurisë përgjatë viteve, 50-vjeçari tha: “Nuk zbehet, por bëhet më e fortë, sidomos ndaj fëmijëve.”
Top Channel