Naço: Nuk po “pushtohet” KLD-ja   

23/09/2014 00:00

Shkarkimi nga Kuvendi i dy anëtarëve të zgjedhur prej tij në Këshillin e
Lartë të Drejtësisë, nuk është uzurpim i këtij institucioni.

Ministri i Drejtesise Nasip Naço, kete deklarate ne kundershtim te akuzave te opozites, e argumenton me faktin se nuk ndryshohen raportet e perfaqesimit ne KLD.

10 nga 15 anetare qe ka ky keshill vjen nga Konferenca Gjyqesore, ndaj nuk emerimi i dy anetareve te rinj ne te nuk do te ndryshoje asnje raport votash. Por, nisma per shkarkimin e Cefes dhe Lelcaj, vjen thote ai pas nje rekordi njevjeçar te tyre, kur mes shume shkeljesh te tjera, nuk eshte futur ne rendin e dites apo mbeshtetur asnje propozim i ministrit te Drejtesise ne kete Keshill, sikunder ishte edhe rasti me i fundit i ndryshimeve ligjore per organizimin dhe funksionimin e KLD-se.

“Përsa kohë nuk duan të bëjnë reforma, janë refrektarë dhe rrinë në ato qëndrime që kanë patur, pra nuk kërkojnë që të ndryshojë situata në KLD, për rrjedhojë të ndryshojë edhe në sistemin gjyqësor,sigurisht që dy anëtarët e zgjedhur nga Parlamenti kanë përgjegjësi morale, ligjore dhe individuale, përsa kohë nuk kryejnë detyrat e përcaktuara me ligj. Aty ka procesverbale, ku zoti Cefa ka drejtuar seancën të deleguar nga Presidenti i Republikës dhe votimi është individual dhe nuk është kolegjal dhe në asnjë rast nuk ka mbështetur ministrin e Drejtësisë në të gjitha kërkesat”, u shpreh Naço.

I vetëdijshem se KLD ka probleme me te thella se vetem dy anetaret e tij, Naço deklaron se ajo qe po kerkohet te korrektohet ne kete rast eshte rivendosja e balancave institucionale te formules se KLD-së.

“Ka të bëjë më shumë me frymën e sjellë në KLD, se sa llogari votash. Për sa kohë, që edhe këta dy anëtarë, nga muaji nëntor, kanë votuar he mbajnë qëndrimin që mbledhjet të bëhen jashtë transparencës, sigurisht që ka vend për të ndërhyrë dhe kjo është çështje fryme”, thotë Naço.

Por Naço thote se pavaresisht kesaj nisme, reforma ne drejtesi do te jete e thelle dhe starti i saj do te jete konferenca e paralajmeruar e dates 6 tetor.

“Reforma që ne kërkojmë do të jetë e thellë. Unë besoj se do të prekë edhe KLD-në, Konferencën Gjyqësore Kombëtare, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. Sigurisht konferenca do të jetë një objekt debati për mendimin dhe vizionin e gjithësecilit”, tha Naço.

Nese mazhoranca kerkon nje reforme më të thelle ne drejtesi, perse i paraprihet me nismen per shkarkimin e dy anetareve te KLD-se?

“Nuk kemi bërë asgjë më shumë, por KLD-në e kemi futur në shina, për të mbërritur ne stacionin tjetër reformën do ta bëjmë bashkë me partnerët ndërkombëtare dhe bashkë me aktorët vendas”, theksoi Naço.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA