Rihanna vijon pushimet në jug të Francës

04/09/2014 00:00

Disa ditë më parë Rihanna u fotografua duke shëtitur me jaht në bregdetin e mrekullueshëm të Mesdheut. 26-vjeçarja që tashmë po pushon në jug të Francës me mikeshat e saj u fotografua duke shijuar drekën në një restorant në Antibes.

Këngëtarja e hitit “Monster” nuk mund të dilte nga stili edhe gjatë pushimeve ku aksesorët e  përhershëm të saj janë varëset e shumta, vathët dhe unazat. Rihanna postoi edhe në Instagram foto dhe video që e tregonin të relaksuar.

Pas këtyre pushimeve përgjatë bregdetit të Mesdheut, ylli i muzikës pritet t’i rikthehet projekteve, turit “Monster” së bashku me Eminem.  

FOTO GALERI
3/13

Top Channel