Pushimet e Nicole Scherzinger

01/09/2014 00:00

Ndoshta pak me vonesë, por sërish në kohë për të marrë disa rreze diellore mesdhetare.

Nicole Scherzinger po shijon disa ditë pushime në brigjet spanjolle e shoqëruar nga një grup miqsh. Këngëtarja 36-vjeçare tregoi linjat e saj perfekte në një jaht që ajo dhe miqtë morën me qira nga Ibiza në Formentera.

Nicole shfrytëzoi ujërat e kaltra të kësaj pjese të Mesdheut për t’u hedhur nga jahti disa herë, ndërkohë që nuk ngurroi as të pozojë ndoshta pa dashje për aparatin e paparacëve që e shoqëronin në këto pushime.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel