Pendohet vrasësi i John Lennon

29/08/2014 00:00

Vrasësi i John Lennon pendohet për krimin që ka kryer. Mark David Chapman, 59 vjeç ka thënë se ka qenë një idiot  kur më 8 dhjetor 1980 qëlloi pjesëtarin e The Beatles në Nju Jork.

Chapman po vuan dënimin në burgun e Nju Jorkut dhe ka kërkuar të lirohet me kusht, por kërkesa i është refuzuar  tetë herë.
“Në atë kohë nuk mendoja për të tjerët, veçse për veten”, ka thënë ai.

Chapman e qëlloi këngëtarin kur ai po kthehej në Dakota Building, ku jetonte bashkë me partneren e tij Yoko Ono, në Central Park. I dënuari ka bërë me dije se gjatë qëndrimit në burg i është afruar fesë kristiane dhe kjo e ka ndihmuar shumë që të kuptojë gabimet.

“Në atë epokë nuk mendoja për të tjerët, përveçse për veten. Më vjen keq që kam shkaktuar kaq shumë dhimbje. Më vjen keq, por kam qenë një idiot dhe kisha zgjedhur rrugën e gabuar”, ka thënë ai në kërkesën drejtuar autoriteteve.

Gjithësesi, pavarësisht pendesës së shprehur, liria me kusht i është mohuar 59-vjeçarit për të tetën herë radhazi me motivacionin se “mund të shkelë sërish ligjin”.

Top Channel