Imazhet e para të Brad Pitt si i martuar

29/08/2014 00:00

Pas martesës sekrete më 23 gusht në Francë, Brad Pitt e ka thyer “besimin”. Dikush që mund të kishte ende dyshime mbi këtë martesë, fotot  gjatë prezantimit të filmit “Fury” kanë hequr çdo dyshim. Unaza e martesës flet qartë që Angelina dhe Brad janë tashmë zyrtarisht çift bashkëshortësh.

I pari që e ka uruar sigurisht që ka qenë miku i ngushtë i Brad,  George Clooney që për revistën “People” ka thënë, “jam shumë i lumtur për Brad dhe Angie dhe gjithë familjen e tyre”. Nuk është ndjerë i ofenduar që nuk ka qenë i pranishëm, por “Brangelina” siç i quajnë në Hollywood  do të jenë në ceremoninë e 12 shtatorit, kur George dhe Amal t’i thonë po njëri-tjetrit.

Të shtunën më 23 gusht, në Francë në rezidencën e tyre Chateau Miraval, çifti ka shkëmbyer premtimet përpara pak miqve dhe fëmijëve të tyre. Angelina Jolie është shoqëruar në altar nga fëmijët e saj më të mëdhenj, Maddox dhe Pax, Zahara dhe Vivienne kanë hedhur petalet e trëndafilave ndërsa Shiloh dhe Knox kanë sjellë unazat e martesës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel