Më në fund! “Brangeline” martohen “vjedhurazi”

28/08/2014 00:00

Më në fund! Zërat dhe spekulimet mbi datën dhe ditën se kur Angeline Jolie dhe Brad Pitt do të lidhnin kurorë kishin lodhur fansat e çiftit hollivudian, që nisën të besonin se kjo ditë nuk do të vinte asnjëherë.

Por jo! “Brangeline” njoftuan martesën e tyre të zhvilluar në sekret të plotë fundjavën që kaloi në “Chateau Miraval” një rezidencë në Nice të Francës që çifti e bleu në vitin 2011. Për vetë dëshirën e çiftit për të patur një ceremoni sa më private, të ftuar ishin një rreth i ngushtë miqsh dhe familjarët e dy aktorëve, pa harruar edhe fëmijët e tyre.

Përveç konfirmimit të zëdhënësit të aktorëve, asnjë imazh nga ceremonia martesore nuk është bërë ende publik, por ajo që përforcon më shumë këtë fakt është fotografimi në publik i Brad me unazën martesore.

Brad Pitt, 50 vjeç dhe Angeline Jolie 39 nisën të shoqëroheshin së bashku para 11 vitesh, fill pas njohjes në filmin “Mr and Mrs Smith”, ku luajnë rolin e dy bashkëshortëve agjentë të një shoqërie sekrete shtetërore.

Mes shumë skenave të filmit është edhe njëra kur Jolie dhe Pitt martohen. Të ketë ngjashmëri ceremonia e organizuar për skenar me atë të zhvilluar në realitet në fundjavë? Për këtë duhen pritur imazhet, nëse çifti do të pranojë që të bëhen publike ndonjëherë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel