Rama inspekton punimet në “Nënë Tereza”

22/08/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po kryhen në sheshin Nënë Tereza ku më 21 shtator do të zhvillojë meshën Papa Françesku.

“Vijojnë me ritme të larta të jashtëzakonshme përgatitjet për vizitën historike të 21 shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të zbresë në Tiranë në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Europë. Një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin tonë dhe Europën natyrisht, ku Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së mbarë botës për disa orë. 1200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë në vendin ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkarisht përpiqen si europianë t’i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota”, komentoi në rrjetet sociale Kryeministri duke shoqëruar me foto të shkrepura gjatë inspektimit të punimeve.

Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë Europian që viziton që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike. Gjatë vizitës disa-orëshe Ati i Shenjtë do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit dhe do të mbajë meshën e madhe në Sheshin Nënë Tereza.

Vijojnë me ritme të larta të jashtëzakonshme përgatitjet për vizitën historike të 21 shtatorit, kur Ati i Shenjtë do të zbresë në Tiranë në udhëtimin e tij të parë zyrtar në Europë. Një vizitë kuptimplotë për shqiptarët, rajonin tonë dhe Europën natyrisht, ku Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes së mbarë botës për disa orë. 1200 gazetarë të huaj dhe televizionet e mbarë botës do ta ndjekin këtë vizitë në vendin ku të krishterë e muslimanë jetojnë në paqe, pasi kanë kaluar përmes ferrit komunist dhe bashkarisht përpiqen si europianë t’i bashkohen Familjes Europiane me të drejta të plota.

Top Channel