LSI: Keqardhje për arsyetimin e Nishanit

22/08/2014 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu keqardhjen për arsyetimin që Presidenti Nishani dha për kthimin në Parlament të ndarjes së re territoriale.

Kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se ky moment mund të shihet me interes nga opozita, e cila deri në fillim të sesionit të ri mund të shkojë në Kuvend me variantin e saj për këtë reforme të rëndësishme, me qëllim që sipas tij të ketë diskutim mbi gjëra konkrete.

“Për ne është e pakuptueshme, brenda arsyetimit të Presidentit gjejmë edhe keqardhjen e tij që kjo reformë është e vonuar dhe më tej që reforma është gabim, pasi sipas tij, zmadhon njësitë vendore. Në fund të gjithë kësaj çështje ka mundësi, e cila paraqet një interes të veçantë, jo për mazhorancën, por për opozitën, e cila në ditët e ardhshme ka një kohë të bollshme që të përpilojë një qëndrim të ri, një variant konkret të saj dhe ta diskutojmë atë për gjëra konkrete”, deklaroi Vasili.

Top Channel