Nishani, konsultime për Strategjinë e Sigurisë

21/08/2014 00:00

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani zhvilloi të enjten një takim me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile, për t’u konsultuar lidhur me Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare.

Nishani, duke e konsideruar Strategjinë e Sigurisë Kombëtare një dokument të një rëndësie madhore dhe me dimension të gjerë kombëtar, e vlerësoi hartimin e tij dhe theksoi se takimi konsultues me përfaqësues të shoqërisë civile është shumë i vlefshëm në procesin e shqyrtimit të këtij dokumenti.

Nga ana e tyre, të pranishmit në këtë takim paraqitën mendimet dhe argumentet, si dhe shprehën nevojën e rritjes së ndjeshmërisë shoqërore tek qytetarët.

Top Channel