Festivali multikulturor në Berat

21/08/2014 00:00

Për tri ditë me radhë, Berati do të shndërrohet në qytetin e arenës e festës, ku artdashësit, të rinjtë, qytetarët, por dhe vizitorët do të përjetojnë muzikën, artin, animacionet, panairet dhe aktivitete sociale, ekspozitat, pjesë të aktiviteteve të Festivalit Multikulturor.

Festivali multikulturor organizohet nga organizata “Artplus” dhe në bashkëpunim me një sërë institucionesh dhe biznesesh.

Gjatë tri ditëve të festivalit, qytetarët e vizitorët do të kenë mundësi të ndjekin ekspozita, shfaqje videoprojeksionesh, koncerte, panaire.

Pjesëmarrëse në konferencën për shtyp ishte edhe këngëtarja e njohur Elina Duni, e cila do të prezantojë sonte në mbrëmje projektin e saj “Muza e Zezë”.

Top Channel