Shkrihen kabllot elektrike, shmangen flakët
18/08/2014 00:00
Kabllot elektrike të një apartamenti në Tiranë, që shërbente si parukeri janë djegur duke shërbyer si një vatër zjarri e cila nuk shpërtheu.
Pavarësisht se nuk morën flakë, kabllot elektrike duke u shkrirë kanë nxjerrë re tymi, duke bërë që të gjithë banorët e pallatit të dilnin nga ndërtesa.
Forcat zjarrfikëse që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë mundur të neutralizojnë nisjen e një zjarri, duke ndërhyrë në kohë.
Apartamenti në të cilin u dogjën kabllot elektrike i përket pallatit ku banon kryeministri I vendit. Policia tha se do te hetoje ne lidhje me kete rast.
Top Channel