Sharapova, sportistja më e paguar për 2014
13/08/2014 00:00
Sipas revistës “Forbes” gjatë një viti tenistja ruse ka fituar 24.4 milionë dollarë duke lënë pas sportistet e tjera.
Lista e “Forbes” ka renditur në vendin e dytë Li Na me 23.6 milionë USD dhe në të tretin tenisten amerikane, Serena Williams dhe 22 milionë USD.
Më pas lista vazhdon me lojtare të tjera Victoria Azarenka, Caroline Wozniacki, Agnieszka Radwanska dhe Ana Ivanovic që janë të renditura në top 10 e revistës amerikane “Forbes” e specializuar në fushën ekonomike dhe të financës.
Top Channel