Librat e vjetër në versionin online

13/08/2014 00:00

Disa libra të vjetër mjekësorë, që datojnë prej shekullit të 19, do të hyjnë në një proces dixhitalizimi dhe do të vijnë në formën e një libri online. Ky projekt është ndërmarrë nga 9 universitete britanike, pasi librat e tyre ishin shumë të vjetër dhe faqet e tyre ishin zverdhur.

Kjo rrezikonte që informacioni i tyre të humbiste, ndaj nisma e re do të hyjë në histori në botën shkencore. Librat e rinj online do të jenë në shërbim të shumë studentëve të mjekësisë, ose shumë personave të interesuar lidhur me këtë çështje në mbarë botën.

Menaxheri i këtij projekti u shpreh se ata janë duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet partnere, për të ndërtuar bibliotekën e trashëgimisë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe janë duke konvertuar libra, të cilat lejojnë të eksplorosh çdo aspekt të mjekësisë dhe njohuria e përthithur nga to të lejon të zhvillosh njohuri të reja për përparimin e mjekësisë.

Dixhitalizimi ka mbërthyer shumë fusha të jetës në ditët e sotme, ndaj as librat nuk mund t’i shpëtonin dot vorbullës së tij.

Top Channel